Qershori i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka marrë në dorë çështje, të cilat për muaj me radhë mbajtën të ndezur debatin poltik në vend. Të enjten do të shqyrtoje dy paditë e presidentit për Teatrin Kombëtar, ndërsa në 23 qershor diskuton fatin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Qershori do të jetë një muaj i rëndësishëm për punën e Gjykatës Kushtetuese për faktin se në shqyrtim ka disa çështje të rëndësishme që kanë mbajtur gjatë të ndezur debatin politik.
Të enjten (3 qershor) merren në shqyrtim dy paditë e presidentit Ilir Meta, për Teatrin Kombëtar.
"Kemi shpresë e duam që Gjykata Kushetuese të vendosë në mënyrë të drejtë. E ardhmja e qytetarëve varet pjesërisht nga ky vendim"
"Data e nesërme ka mundësi të instalojë qoftë dhe psiqikisht një bindje se këtu nuk është i kapur çdo institucion e drejtësi ka" thotë Pedagogu Ervin Goci.
Një grup qytetarësh të angazhuar edhe në protesta kundër prishjes së këtij objekti, kanë dorëzuar në Gjykatë një shkresë ku inkurajojnë marrjen e nje vendimi që sipas tyre është në interes të qytetarëve e jo debatit politik.
Gjykata Kushtetetuese ka disa çështje të rëndësisë politike dhe publike për të shqyrtuar.
23 qershor trupa gjykuese do të mblidhet për fatin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Këto zgjedhje janë cilësuar si antikushtetuese nga opozita ndërsa është kerkuar ripërsëritja e tyre nga shoqata e bashkive, për faktin se janë zhvilluar me një kandidat.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtoje gjithashtu edhe refomën zgjedhore e cila u ankimua formula e asaj që njihet si “listë e hapur”.
