"Rivalë" në politikë e futboll, Ademi, Filo dhe Peleshi në stadium për Skënderbeu-Vllaznia

Qysh nga ora 19:00 po luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia.

Në këtë sfidë që po zhvillohet me praninë e tifozëve ku në stadiumin “AIR Albania”, kanë qenë të pranishëm edhe figura të njohura të politikës.

Kështu, në mbështetje të Vllaznisë ka ardhur në stadium kryebashkiakja e Shkodër, Voltana Ademi.

Ndërkohë, në mbështetje të Skënderbeut në stadium u panë edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo.

Para fillimit të ndeshjes ishin një numër i madh personat një radhë për të siguruar një biletë për ndeshjen e shumëpritur.