Video/ FSHF prezanton fanellat e reja të kombëtares
Ashtu si çdo edicion që mbaron dhe me një tjetër që nis për kombëtaren, Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar fanellët e përfaqësueses.
Në një prezantim në rrjetet sociale, FSHF zbuloi uniformat e reja që do të mbajnë lojtarët në eliminatoret e Botërorit 2022 duke shpjeguar se ngjyrat janë ruajtur ndërsa shqiponja dykrenare është stilizuar me motive gjeografike duke ndërthurur një imazh modern të fanellave me ruajtjen e traditës në të njëjtën kohë.
Shpjegimi i uniformave të reja nga FSHF:
"Bluzat e reja sjellin një motiv të ri grafik me Shqiponjën ???? dykrenare të stilizuar me motive gjeografike duke sjellë kështu një imazh modern dhe besnik të traditës në të njëjtën kohë".
"Bluza e re është e pasuruar me detaje teknologjike si logo e realizuar në silikon dhe shkrimin "Ti Shqipëri më jep nder" në një pozicionim të ri në brendësi".
"Ngjyrat e bluzave janë të njëjtat duke ruajtur ngjyrën e kuqe si bluzën përfaqësuese, e bardha ⚪️ si bluza e ndeshjeve jashtë dhe e zeza ⚫️ si ngjyrë alternative".
"Bluzat e reja janë në shitje në dyqanin zyrtar të FSHF-së online në Fshf.org dhe në dyqanin tonë fizik, te Rruga e Elbasanit!