Kishte përdhunuar 2 nxënësit e saj, mësuesja kryen vetëvrasje një ditë pas arrestimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2021, 14:02
Një mësuese nga Alabama , e cila më parë ishte shpallur “Mësuesja e Vitit” në gjimnazin ku punonte, i dha fund jetës 1 ditë pasi u arrestua për “marrëdhënie seksuale me dy nxënës të mitur”.
Sipas New York Post , duke cituar një raport të AL.com, 44-vjeçarja Leslie Gillespie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hillsborough të shtunën e kaluar.
Gruaja besohet të ketë qëlluar veten me një karabinë rreth 24 orë pasi u arrestua për përdhunimin e dy nxënësve, të cilët ndiqnin shkollën e mesme 'RA Hubbard' dhe në kohën e pretenduar të abuzimit seksual ishin 15 dhe 16 vjeç, thekson gazeta.
Megjithëse raporti përfundimtar i autopsisë nuk është njoftuar ende, të gjitha indikacionet tregojnë se vdekja e 44-vjeçares ishte rezultat i vetëvrasjes.


