Pamje të rënda! Polici dhunon me shkelma dhe grushte 19-vjeçarin, i riu mbulohet me gjak
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ajzerbajxhan, ku policia ka dhunuar një 19-vjeçar, teksa po e arrestonte.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se 19-vjeçari Vekil Abnulayev u dërgua në një spital në Novosibirsk , ku u qëllua nga një polic trafiku më 29 maj ndërsa po përpiqej ta arrestonte.
???? В Новосибирской области инспектор ДПС застрелил 19-летнего парня из Азербайджана.
— Новая Газета (@novaya_gazeta) May 31, 2021
Видео происшествия представлено родственниками погибшего. pic.twitter.com/Kg5MTaJLKO
Siç shihet në video, polici e dhunon me grushte dhe shkelma të riun deri sa i nxjerr gjak. Në një moment ai i vendos kokën mbi makinë dhe nxjerr armën, teksa dëgjohet duke e fyer.
Në pamjet e rënda shihet gjithashtu se 19-vjeçarit, i bie të fikët, ndërkohë që është i mbuluar me gjak.
Disa orë më vonë, ndërsa videoja tërhoqi vëmendjen e medias, Komisioni Rajonal i Hetimit ndoqi penalisht efektivin e policisë për dhunën e shkaktuar dhe abuzimin e pushtetit përmes përdorimit të forcës.
