Gati Fjalori dhe Enciklopedia Shqipe, Rama zbardh tre projektet e Akademisë së Shkencave: Po nis kërkimi shkencor

Fjalori, enciklopedia dhe historia e shqiptarëve janë tre projektet që do të ketë në qendër të vëmendjes Akademia e Shkencave. Dy vite pas reformës së shumë debatueshme në këtë institucion, kryeministri Rama foli për sukses, ndërsa kërkoi nga anëtarët e saj të ruajnë pavarësinë politike.

Dy vite pas reformës në Akademinë e Shkencave, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur punën e bërë.

Madje suksesin kreu i qeverisë e ka parë te ish-socialdemokrati Skënder Gjinushi.

Rama: Ligji i ri, produkt i një pune të përbashkët, ku mbi të gjitha merita i takon kësaj skuadre akademikësh dhe padyshim profesorit të çliruar nga zinxhirët e politikës, parashikon 20 kompetenca direkte për këtë institucion, si dhe një rol të posaçëm në lëvrimin e kërkimit shkencor e madje liri të plotë në tërheqjen e financimeve shtesë, si përshembull, financimet e Bashkimit Europian për kërkimin.

Me rastin e pranimit të 17 personaliteteve të shquara si akademikë të jashtëm Rama prezantoi dhe 3 projekte të mëdha albanologjike.

Rama: Kemi tre projekte shumë domethënëse dhe në një aspekt tjetër. Fjalori i madh i Shqipes, Enciklopedia Shqiptare dhe Historia e Shqiptarëve.Pyetja si do të ndihej Aleks Buda apo Eqerem Çabej nëse do të ngriheshin nga varri për të vizituar Akademinë e pas masakrës së vitit 2008.

Rama i foli më tej për pavarësi të Akademisë së Shkencave.

Rama: Garanton të paktën fillimin e ndarjes nga një kohë e cila fatkeqësisht vazhdon.

Nuk kanë munguar ironitë e kryeministrit Rama drejtuar drejtuar ish-kryetarit të PSD-së, Gjinushi.

Rama: Për herë të parë Skënder Gjinushi nuk ma ka uruar fitoren e zgjedhjeve. Domethënë pavarësisht se është i kënaqur që unë kam fituar zgjedhjet ka menduar dhe për ata anëtarë që janë të pakënaqur që unë kam fituar zgjedhjet. Duke qenë se janë pakica, për herë të parë është bërë me pakicën. Kështu që nuk besoj se ka efekt më të madh të reformës. Kur u arrit dhe depolitizimi i Skënder Gjinushit e ardhmja është e sigurt.