"Mrekullia" në Lin, sezoni turistik nis me ushqimet dhe pritjen tradicionale
Pogradeci hapi sezonin turistik me anë të një feste të organizuar në fshatin Lin. Banorët e zonës ekspozuan ushqime, veshje e prodhime të tjera tradicionale që tërhoqën vëmendjen e vizitorëve.
Banorët e Linit në Pogradec ekspozuan traditën, kulinarinë dhe prodhimet artizanale në hapje të sezonit turistik.
Zonat që prodhojnë qilimat me vegël dhe kostumet popullore me dorë ishin të veçantat e panairit.
Objektet e vjetra të ekspozuara, ishin një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve.
Të huajt u shprehën të kënaqur me gjithçka çfarë panë e shijuan atje.
"Pogradeci është një qytet i mrekullueshëm, këtu është një natyrë e jashtëzakonshme. Është një vend shumë i bukur dhe Lini, pimë rakinë këtu, është pije e mrekulkueshme, gjermanët e pëlqejnë shumë rakinë."
Kjo festë lokale ishte në edicionin e saj të parë ndërsa do të radhitet në festat e përvitshme në kalendarin e Bashkisë Pogradec.

