Tmerrohen qytetarët, arkivoli lëviz në rrugë, ja çfarë kishte brenda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 15:37
Një ngjarje e çuditshme e pazakonte ka ndodhur në Hatay të Turqisë gjatë mesditës së sotme, e cila la tmerruar qytetarët.
Sipas mediave të huaja, qytetarët janë frikësuar nga një arkivol që qendronte në mes të rrugës, ku më pas kanë njoftuar policinë.
Por mediat kanë raportuar se arkivoli kishte rënë nga rimorkioja e makinës së funeralit pasi kjo e fundit ishte kthyer nga një ceremoni varrimi, dhe brenda ishte bosh.
Mësohet se arkivoli ka rënë për shkak të shpejtësisë së makinës, e më pas ka rrëshqitur në rrugë duke tmerruar banorët.

