Video/ Gjendet breshka gjigante në Galapagos, ishte specie e zhdukur prej një shekulli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 12:54
Analizat gjenetike që iu bënë një breshke gjigante, të gjetur në ishullin Galápagos në Fernandina, kanë konfirmuar se ajo është një nga speciet, që është parë për herë të fundit në 1906, informon BBC.
Studiuesit në ishullin Fernadina kanë gjetur gjurmë këmbësh dhe jashtëqitje, që tregojnë se anëtarë të tjerë të specieve mund të jetojnë në ishull. Sipas drejtorit të Parkut Kombëtar Galapagos, Danny Rueda, do të organizohet një mision i veçantë në ishull, në mënyrë që të lokalizojnë anëtarët e tjerë të "familjes" së breshkës gjigante Fernadina.