“Dorëzuam fakte te KAS, por nuk nisi hetime”/ Merxhani: Kërkesat e mia u rrëzuan në mënyrë unanime
Kreshnik Merxhani, në cilësinë kandidatit të pavarur për Lëvizjen Vetëvendosjen, ka komentuar vendimin e KAS, për të përsëritur zgjedhjet në Tiranë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Merxhani është shprehur se kërkesat e tij që i drejtoi KAS për të thelluar hetimet për ndërhyrjen në votë, janë rrëzuar në mënyrë unanime.
“Kur u rrëzuan kërkesat tona për në Gjirokastër, kur ne e kemi faktuar me tre video, ndërhyrjen në fletën e votimit. Një nga ndërhyrjet më flagrante, dhe jo vetëm që u rrëzua por as që nuk u diskutua.
Në bëmë dy kërkesa krejt legjitime në përputhje me atë që KAS kërkonte, i kërkuam thellim mbi hetimin mbi materialin filmik por në 60 orë ne kemi identifikuar tre raste flagrante të tre numëruesve të cilët ndërhyjnë direkt në fletë, madje njëri prej tyre komunikon me Bledi Çuçin, këto dyshime ne kërkuam që KAS t’i thellonte hetimet. Kërkesat e mia u rrëzuan në mënyrë unanime, dhe unaminitet më kujton sallat e numërimit ndërhynte në fletët e votimit.
Ai shprehet se zgjedhjet e 25 prillit ishin absurde teksa shton se ka problematika të thella në kodin zgjedhor. Merxhani ka treguar se në ditën e votimit nuk u lejuan që të ishin të pranishëm në momentin kur kutitë futeshin në salla, dhe sipas tij kjo nuk ndodh në asnjë vend të rajonit.
“Është një skenar i njohur cili me të drejtë nga kolegu Abazi, u cilësua si një vepër e një teatri absurd, ku tashmë dihet përfundimi pa nisur procesi dhe procesi shërben për të justifikuar përfundimin. Dhe në këto raste absurdi përfshin të gjithë sistemin. Është e pamundur që një qytetar i formuar mirë të propozohet nga një grup 9 qytetarësh dhe me ato qytetarë të mbledh 3000 mijë nënshkrime, dhe këto nënshkrime ti ketë me fotokopje. Bëhet e pamundur për shkak të kodit zgjedhor.
Ne mendojmë se ka problematikë thella në kodin zgjedhor, që nga elementët teknik e deri tek elementët ligjorë Prania e stilolapsat në qendrat e votimit skandaloze. Në vendet si Kosova, me lidhje të gjithë stilolapsat duhet të jenë me ngjyrë të kuqe. Mos të flasë pastaj që na u ndalua të jemi të pranishëm në momentin që pranoheshin kutitë e votimit. Jemi bllokuar aty. Na ka ndaluar policia, është diçka që nuk ndodh në vendet e rajonit. Është e papranueshme që të rrinë kutitë e votimit në një sallë pa praninë e vëzhguesve. “


