"Pandemia na ka ndryshuar...", Ministri gjerman tregon a ka vende skeptike për negociatat

Ministri i Jashtëm gjerman Roth duke komentuar klimën mes vendeve anëtare të BE para mbledhjes së Këshillit Europian në 22 qershor tha se i vetmi problem mbetet konflikti bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Pandemia na ka ndryshuar të gjithëve. Pandemia e bëri praninë e secilit prej nesh të nevojshme. Mund të na shkojnë gjërat mirë nëse dhe fqinjëve iu shkojnë gjërat mirë. Gjendja në Ballkanin Perëndimor nuk është njësoj në të gjitha vendet. Në Shqipëri dhe RMV klima është bërë më pozitive dhe në kontekstin e pandemisë. Kemi një perspektivë më miqësore drejtuar Ballkanit Perëndimor. Për momentin ka vetëm një problem që nuk ka të bëjë me Shqipërinë por me RMV dhe Bullgarinë. Prandaj isha atje ”, tha Roth.

Ndërsa kryeministri Rama tha mbetet për tu parë nëse do të ketë ende vende spektike pasi të zgjidhet ngërçi mes dy vendeve.

“A ka, a nuk ka vende skeptike nuk e dimë sot sepse ka dalë Bullgaria dhe nuk flasin të tjerë. Nëse zgjidhet ngërçi do të shohim nëse ka apo s’ka vende kritike”, tha Rama.