A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për negociatat?

Ministri i Jashtëm gjerman u shpreh optimist se Këshilli Europian do ti japë dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat.

Pengesë mbetet vetoja bullgare për shtetin maqedonas dhe Michael Roth beson në një zgjidhje të këtij ngërçi.

Me këtë besim ai refuzoi të japë një përgjigje mbi mundësinë e ndarjes së dy vendeve në këtë proces.

Roth: Në politikë vendoset në fund jo vetëm sipas ndjesive por sipas fakteve. Faktet janë vendimtarë, faktet në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë të qarta, të dyja shtetet në këndvështrimin tonë kanë përmbushur kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe për këtë arsye duhet që me të dy shtetet të nisin këto negociatat. Tani më së fundi duhet të fillojë ky proces dhe për këtë punojmë ne me vendosmëri. Do të shfrytëzojmë çdo  ditë të bisedojmë me kolegët dhe koleget tona. Në kuadër të presidencës së Këshillit Europian kemi negociuar në mënyrë intensive me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe këto negociata janë duke u vijuar më tej në mënyrë po kaq intensive nga presidenca portugeze. Duke qenë se unë merrem me Europën jam optimist, kështu do të mbetem dhe shpresoj që kjo të mund të mbërrihet në 22 qershor.

Nga ana tjetër Rama tha se ndarja e dy vendeve është një vendimmarrje që i takon Këshillit Europian. Sidoqoftë, ai tha se Shqipëria do të vijojë me reformat.

Rama: Sa më takon mua personalisht nuk diskutohet që do ta konsideroja një çlirim të madh pas kaq kohësh pritje te dera pasi na u tha që dera do të hapet dhe dera nuk është hapur që dera të hapej. Por edhe nëse dera nuk hapet nuk do të jem absolutisht i shqetësuar siç isha kur nuk u hap herën e parë dhe nuk u hap herën e dytë. Ky është një proces që lidhrt në radhë të parë me ne, me vendin tonë, fëmijët tanë, ne nuk i bëjmë reformat, përpjekjet, sakrificat pse na i kërkojnë në Berlin, Paris apo Bruksel. I bëjmë se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë e shqiptarët. Vetëm duke bërë këtë që po bëjmën dhe edhe më shumë se kemi bërë deri tani në funksion të procesit të integrimit europian ne do të arrojmë që ti japim fëmijëve tanë Shqipërinë europiane si shtet që funksionon njësoj si çdo shtet anëtar i BE.

Se çfarë ndodh, si ndodh dhe kur ndodh me njohjen dhe afirmimin e punëve të bëra nga ne kjo nuk është detyra jonë, kjo është puna e të zotëve të asaj shtëpie që janë anëtarët e BE dhe Këshillit Europian. Ndahet nuk ndahet, bashkohet nuk bashkohet njëri me tjetrin apo të tjerët me të tjerët kjo nuk është cështja jonë, kjo është çështja e Këshillit Europian. Është shumë e qartë që vendimmmarrja e KE lidhet në këtë situatë më shumë se asnjëherë më parë me çfarë duan të bëjnë ata, jo me çfarë kemi bërë ne. Ne kemi bërë punën tonë, do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë.

Ne jemi de facto në disa aspekte të procesit të integrimit më përpara se ata që po negociojnë dhe që kanë hapur kapituj pas kapitujsh por kjo nuk do të thotë asgjë tjetër që ne po bëjmë detyrën dhe do ta bëjmë më mirë detyrën. Për mua sfida është si të rrisim më shumë kërkesën ndaj vetes dhe si të bëjmë më shumë vetë për veten, çfarë do të vijë nga miqtë dhe partnerët tanë patjetër që është e mirëseardhur, nëse nuk do të vijë dhe do të vonojë, ne do të vazhdojmë të bëjmë punën dhe do të presimn deri kur të vijë. Nuk shoh asnjë ndryshim mes këtyre të dyjave. Këto janë aspektet e rëndësishme formale të një procesi, përmbajtja e procesit është diçka që nuk na pengon askush ta pasurojmë siç po e pasurojmë sepse ne punojmë ngushtësisht me KE, partnerët, qeverinë gjermane dhe miqtë gjermanë në këtë proces dhe me të tjerët.

Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë se u hapën apo nuk u hapën dyert për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të pasur konferencën e parë ndërqeveritare, reforma në drejtësi do të vazhdojë, procesi do të vazhdojë. Ky është fillimi i një rruge të gjatë, nuk është fundi, ne nuk po kërkojmë të bëhemi vende anëtare të BE pavarësisht se disda vende e kanë bërë këtë muhabet sikur në 22 qershor merret vendimi, në 23 do të shkojmë të ulemi atje dhe të vëmë veton tonë.Ne kërkojmë atë që na takon. Të gjithë e dinë që na takon. Do të na e japin, nuk do të na e japin, është çështje kohe.