Roth kritik ndaj BE: Të mbajë premtimet për Shqipërinë, reformat në shërbim të vendit tuaj
Ministri gjerman Michael Roth, është shprehur se Evropa duhet të mbajë fjalën, pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet për integrimin në BE.
Në një konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, ka theksuar se në reformat që janë bërë në vendin tonë si lufta kundër korrupsionit, nuk është dhuratë për Brukselin dhe as për vendet e tjera, por sipas tij janë reforma në shërbim të Shqipërisë.
"Po Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e veta. Këtë e them në mënyrë autokritike. PSH liberalizimi i vizave do duhet duhet të ishte përmbushur prej kohësh. Kushtet janë përmbushur dhe BE duhet të mbajë fjalën. Pro Evropa është i strukturuar në çështje qendrore pikurish mbi arritjen e konsensusit dhe unë nuk mund të ndryshojë traktatet, unë nuk mund të ankohem ndaj kësaj gjëje. Dhe në fund të gjithë shtetet e BE të mbajnë përgjegjësitë e tyre.
Jam i bindur se me argumenta të mira mund të kapërcehet edhe skepticizmi. Konsilidimi i shtetit ligjor, lufta e vendosur kundër korrupsionit , nuk është një dhuratë që i bëhet Brukselit, Jo këto janë reforma në shërbim të vendit tuaj. Siguyrisht to ndihmojnë në kapërcimin e skepticizmit në BE."

