Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, në kërkim dhe Aldo Kodra vëllai i Klajdi Kodrës
Vëllezërit Aldo Kodra dhe Klajdi Kodra janë shpallur në kërkim pasi dyshohen për plagosjen e 19-vjeçarit nga Rrësheni Reginaldo Kaçorrit.
Policia bën me dije se plagosja e të riut ka ndodhur pas një konflikti çasti mes tyre.
“Dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin K. K., gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.”- njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Ngjarja ndodhi pasdite e sotme pranë Kompleksit Olimpik në Tiranë, ku pas një konflikti çasti, Klajdi Kodra, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar një herë mbi të riun, duke e lënë të plagosur. Ndërkohë pak më parë, Drejtori I Policisë Rebani Jaupaj, tha se i riu ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Kodra nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi edhe më parë ka qenë i akuzuar për përfshirje në atentate dhe plagosje.


