Berisha: Sandër Lleshajn ministër e donte ambasadori amerikan, por jo SHBA-të

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në rastin e emërimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ka qenë ambasadori amerikan që e donte në këtë post, por jo SHBA-ja.

Berisha: Asnjë vend nuk mund t'i thotë në vendi tjetër, njih këtë ministër apo tjetrin. Ambasadori amerikanë donte që të bëhej ministër Sandër Lleshaj, por kjo nuk do të thotë se ishte Amerika, por ambasadori. Unë jam një arkivë e gjallë politike si memorie. Nuk mund të jetë kurrë qeveria amerikane që thotë emëro këtë president.

Sigurisht qeveria amerikane mund të sugjerojë për zgjidhje ku ka përplasje të mëdha, por kurrsesi nuk mundet Amerika që zgjedhë ministra, këtë e bën e individi.

Unë kurrë nuk kam pasur probleme me SHBA sa kohë që në pushtet kanë qenë republikanët, as me mandatin e parë të Obamës. Këtu ka ardhur Hillary Clinton dhe ka mbajtur një fjalim. Të mos ngatërrojmë problemet e caktuara me individë.