Berisha: Gjatë fushatës kam qenë i tërhequr, mendoja se do të fitonte PD-ja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 21:16
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTv Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se gjatë fushatës ka qenë i tërhequr.
Ai tha se mendonte se do të fitonte Partia Demokratike në këto zgjedhje.
Berisha: Unë gjatë fushatës kam qenë i tërhequr dhe nuk kam bërë fushatë. Nuk kam dalë në asnjë rrugë apo në ndonjë takim. Nga dita e parë e fushatës deri te e fundit, Facebook-u im ka qenë në dispozicion të çdo garuesi, përveç Sali Berishës.
Gjatë kësaj fushate nuk ka pasur asnjë status për veten. Unë kisha një vendim timin, i cili është zero tani, që të mos çaja fushatën, që të mbetej e lideri. Unë besoja se do të fitonim dhe prandaj kam bërë gjithçka që kjo të realizohej. Nuk mund t'ia lejoja vetes unë që të thonin se fitorja i takon liderit.
