Ju flet Moska - Rritet pazari: 500 mijë euro vota kundër Metës


Nisma e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës si president ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Historia  e polikës shqiptare të periudhës së tranzicionit ka treguar se në momente kur palës në pushtet i duhet një votë me kuorum dhe nuk e ka atëherë deputetë nga pala tjetër shiten. Por gjërat janë edhe më të ndërlikuara sepse dhe deputete nga brenda partisë në pushtet kërkojnë shpërblimin e tyre për votën kur nuk kanë më gjë për të marrë nga partia e tyre. Në 2007 kur PD donte të zgjidhte presidentin e Republikës dhe nuk e kishte kuorumin 60%, Berisha për të mos shkuar në zgjedhje, bleu 6 deputetë nga PS. Diskutimet u bënë sa ishte vlera e shitjes, ca thanë 200-300 mijë euro. Kanë ndodhur dhe raste të tjera të tilla ku janë shitur të djathtë në kohën e Nanos ku i duhej një kuorum që mos të binte qeveria.

Sot Edi Rama kërkon ta shkërkojë Ilir Metën me çdo kusht, nuk dëshiron të betohet para Ilir Metës si President dhe do të bëjë përpjekje ta shkërkojë. I duhet një votim i cilësuar, duhet të ketë 94 vota. Dikush mund të thotë se me opozitën e re i ka këto vota se e kanë treguar vetë. Por këta njerëz e dinë edhe se është momenti të fitojnë ca para. Madje edhe disa socialistë që nuk janë më deputetë në 2021 e dinë që kjo është mundësia e fundit për të bërë një dorë të mirë me euro. Nga 140 deputetë që ka parlamenti, 78 nuk do të jenë më në shtator.