“E turpshme”/ Rama: BE ka marrë peng Kosovën, nuk lëviz e lirë
Kryeministri Edi Rama, e ka konsideruar të rëndë lëvizjen e njerëzvë në BE, për shkak të të llojit të vaksinës.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, Rama është treguar kritik ndaj BE-së
Pyetje: A ka ndonjë sinjal për mosdiskriminim prej vaksinës. Roth përmendi kompromis midis qeverisë dhe opozitës? Ky e shihni ju?
“A ka sinjal që do ndahen apo nuk do ndahen njerëzit e këtij kontinenti në dy kategori sipas firmës së vaksinës, po edhe ka edhe s’ka, po më mirë ti dalim përpara tani sesa kur të ketë sinjal të plot se do të jetë më e vështirë. Sigurisht që mbase nuk ndryshojmë gjë, por ne kemi për detyrë të themi të vërtetat tona p pasur asnjë kompleks kur vjen puna te të drejtat tona sepse nuk është njësoj si kur vjen fjala te vendimi I Këshillit Evropian pë rsa i përket avancimit në një proces që ka të bëjë në hyrjen e BE , dhe kur vjen fjala te një e drejtë themelore që është lëvizja. Në këtë rast lëvizja e shqiptarëve e cila është garantuar prej vitesh dhe nuk mund të fragmentohet vetëm se njëri ka bërë vaksinën Pfizer.
Këshilli Evropian është tempulli i demokracisë dhe i politikës. Shahu është lojë pengjesh, pot e kjo e drejtë bazike, BE nuk duhet të mbajë peng askënd që jeton në Evropë për shkak të vaksinës.
Tani pse duhet ta bëjë testin se ka bërë vaksinën e Sinovac apo Sputnik? Këtu s’janë vetëm shqiptarët e Shqipërisë,por edhe maqedonasit, serbët, malazezët.”
Rama ka folur edhe çështjen e lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës në vendet e BE. Për këtë çështje, Rama u shpreh se Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën, teksa bëri një paralelizim me lojën e shahut, duke thënë se një nga figurat ka bllokuar lëvizjen e një ushtari.
“BE e ka marrë peng Kosovën, peng është edhe Kosova i një loje shahu, ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng. Dhe shqiptarët në Kosovë të mos lëvizin lirisht. E turpshme por n nuk ke çfarë i bën. Dhe ajo që ka të bëjë me lëvizjen në kushtet ku të gjithë kanë luftuar për të dalë nga pandemia dh ene dolëm pasi u lamë vetëm, për shkak se të tjerët kishin hallet e veta, nuk është faji i askënd. Objektivi i parë është të shpëtojmë jetë njerëzish dhe jo të mendojmë se po shpëtuam gjysmë milioni jetë me vaksinë kineze, Europa të thotë jo se jeni kategori e dytë", tha Rama.


