Me çanta me drogë drejt Greqisë, pranga dy shqiptarëve në malet e Janinës
Një operacion antidrogë i policisë së Janinës dhe policisë kufitare të Kakavijës ka çuar në pranga dy shtetas shqiptarë.
Arrestimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit në një zonë malore në vendin Mavrovunio, Janinë.
Jane vënë në pranga shtetasit M.L nga Durresi dhe A.M nga Mirdita. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
"Konkretisht, duke vleresuar informacionet dhe të dhënat e ardhura nga policia shqiptare në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, u bë ndjekja dhe arrestimi i dy shtetasve shqiptar të cilët transportonin dy çanta me 24 pako me peshë totale 38 kg dhe 350 gr si dhe u shpallja ne kerërkim e një bashkëpunëtori të tyre i cili u largua në zonën e pyllëzuar" njofton policia.

Nga verifikimi rezultoi se dy shtetasit e arrestuar kishte urdhëra dëbimi nga Greqia. Operacioni i koduar "Mavrovounio" u finalizuar falë shkëmbimit në kohë të infomracionit dhe koordinimit të veprimeve .

