Përgjaket Kalifornia, sulm me armë në San Hoze, vriten disa persona

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në armë në San Hoze, qytet në Kaliforni dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi me armë.

Ndërkohë bëhet me dije se në mesin e viktimave është edhe autori i sulmit. 

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur përreth një stacioni treni, pranë aeroportit të zonës.

Ndërkohë, kryetari të Bashkisë së San Hoze, Sam Licardo, ka bërë me dije se shumë njerëz po marrin ndihmën e parë.

San Jose, një qytet me rreth 1 milion njerëz, është i vendosur në zemër të Silicon Valley, njihet ndryshe si shtëpia e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në Amerikë.