“Jeta ime ka ndryshuar”/ Flet 17-vjeçarja që filmoi vrasjen e George Floyd

Ishte 25 maj 2020 kur u bë e ditur një afro-amerikan u vra nga policia, e cila i vuri gjurin në fut, duke e lënë të vdekur.

Imazhet që shoqëruan lajmin, përlotën botën, ndërsa zëri i viktimës që lutej për jetën e tij kumbonte në veshët e mijëra njerëzve në botë.

"Nuk mund të marr frymë"- thoshte George Floyd, gjatë momentit që në fyt kishte gjurin e policit.

George Floyd, 46 vjeç, u arrestua nën dyshimin e përdorimit të një kartëmonedhe të falsifikuar në një transaksion me një dyqan lokal në Minneapolis, Minesota. Gjatë momentit të arrestimit oficerët e vranë në mënyrën më barbare.

Ishte nja vajzë adoleshente që filmoi të gjithë ngjarjen e momentit të vrasjes së George Floyd, dhe në bëzë të saj, u zbulua se si ndodhi ngjarja dhe si u vra 46-vjeçari, nga oficieri i policisë Derek Chavin, i cili tashmë po vuan dënimin me burg.

Ndërkohë vajza e videos në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka thënë se që prej asaj kohe jeta e saj ka ndryshuar, teksa shton se ndihet shumë e lumtur që e ka publikuar videon.

“Unë nuk jam ajo që kam qenë më parë", tha 17-vjeçarja në Facebook.

Vajza e re regjistroi incidentin në telefonin e saj celular, ndërsa oficeri i policisë shkeli në fyt George Floyd për gati nëntë minuta, derisa këtij të fundit i ra të fikët dhe më në fund u shfry.

Një vit më vonë, imazhet dhe kujtimet e aktit të neveritshëm janë akoma të freskëta. Jo aq në kujtesën tonë sesa në kujtesën e të afërmve të fatkeqit George Floyd dhe 18-vjeçarit sot - 17-vjeçarit atëherë - Darnella Frazier, i cili ishte një dëshmitar okular i ngjarjes çnjerëzore.