Dibër/ Makina përplas fëmijën e mitur, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.

Policia bën me dije se  i mituri është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

“Në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, shtetasi  M. Xh. 53 vjeç,  duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.”- njofton policia e Dibrës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.