Harxhi: Non grata për Berishën i paralajmëruar, priten shumë të tjerë deri te Kuvendi i ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2021, 21:20
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidatja për kreun e PD-së, Edit Harxhi u shpreh se non grata ka qenë një paralajmërim për Berishën dhe shumë të tjerë derisa të betohen në Kuvendin e ri.
Harxhi: Enver Robelli është një gazetar i vjetër dhe që ka qenë kritik me Berishën. Ai ka bërë një artikull për figurat e Ballkanit që kanë qenë nën hetim dhe që janë dënuar, por që nuk janë shpallur non grata. Janë disa lidera të Ballkanit që kanë janë dënuar dhe që kanë përfunduar në Hagë.
Vendet nga të cilat vijnë personat non grata, janë më shumë probleme. Pse tani në këtë kohë dhe pse jo të tjerë? Kjo ka qenë një paralajmërim për Berishën dhe shumë të tjerë. Mund të ketë edhe shumë të tjerë derisa të betohen në Kuvendin e ri.
