KAS rrëzoi kërkesën e tij / Abazi: Nuk dha asnjë arsyetim, kishim shumë pretendime, çuam shumë prova

Kandidati i lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri,  Boiken Abazi, ka reaguar  pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, që rrëzoi kërkesën për administrimin e kamerave në korridoret e shkollës "Arben Broci".

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Abazi shkruan se KAS nuk kishte asnjë arsyetim se përse e hodhi poshtë kërkesën për të kryer ekspertizën e votave të pavlefshme  në Qarkun Tiranë.

"Pa asnjë arsyetim, sot KAS/KQZ e hodhi poshtë kërkesën tonë për të kryer ekspertizën e votave të pavlefshme në Qarkun Tiranë. Kujtojmë se për Qarkun Tiranë janë shpallur 18.422 vota të pavlefshme. Ekspertizën kaligrafike KAS/KQZ mund ta kishte bërë edhe përmes një përzgjedhjeje rastësore, apo duke analizuar 164 shembujt me fotografi që ne kemi dorëzuar si prova që dëshmojnë ndërhyrjen në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit. Por KAS/KQZ, pa dhënë arsyetim, nuk e pa të arsyeshme këtë kërkesë për ekspertizë, edhe pse një ekspertizë e tillë është e drejtë që u njihet subjekteve politike me Kod Zgjedhor.- shkruan ai. 

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka refuzuar kërkesën e kandidatit të pavarur Boiken Abazit, për të administruar kamerat në shkollën “Arben Broci” në kryeqytet.