Ceko: BE-ja i lëviz paratë me tarifë 3%, Shqipëria me 8.9%, prandaj fshihen në transport
Në një intervistë Enriko Ceko, ekspert ekonomie u shpreh se nga institucionet e drejtësisë kemi një përmirësim pasi ka pasur shumë raste të krimeve financiare që janë investiguar dhe kapur.
Sipas tij, në 5 vitet e fundit ka një ndërthurje të krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik
Ceko: Gjetjet e raportit të Moneyval janë në kuadër të gjetjeve të zhvillimeve ndërkombëtare. Unë nuk e di se me çfarë kokash mendon qeveria, sepse duhet të kishte miratuar ligje që janë miratuar para 15 vitesh në botë, por te ne akoma jo, edhe pse kemi 10 miliardë euro kursime në banka, përsëris biznesi nuk funksionon. Kemi informacione që kapen para që futen në vendin tonë, apo produkte të tjera të paligjshme që tregon më së miri situatën ku ne ndodhemi.
Ndërsa nga institucionet e drejtësisë kemi një përmirësim pasi ka pasur shumë raste të krimeve financiare që janë investiguar dhe kapur. Korrupsioni nga ana tjetër ecën paralel me mitmarrjen dhe kushtet e këqija në të cilat ndodhet vendi ynë. Kemi në 5 vitet e fundit një ndërthurje të krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik. Nëse ne nuk ndërhyjmë në mënyrë të shpejtë për të luftuar këto fenomene, atëherë këto do të bashkohen bashkë dhe do të jenë një forcë shumë e madhe regresive për vendin tonë.
Ai shtoi se BE-ja qysh në vitin 2014 ka vënë një direktivë që transporti i parave të lëvizet më një tarifë 3%, ndërsa Shqipëria si vend e kemi 8.9% këtë tarifë.
Ceko: Para ca ditësh dikush ku kap më 120 mijë paundë. BE-ja qysh në vitin 2014 ka vënë një direktivë që transporti i parave të lëvizet më një tarifë 3%, ndërsa ne si vend e kemi 8.9% këtë tarifë. Prandaj njerëzit, do të mundohen që ta shmangin këtë tarifë dhe do t'i sjellin në mënyrë të fshehtë. Paratë që vijnë në mënyrë ilegale që janë të punës, pra jo të pista, nuk dihet se sa janë. Nëse një shtet shpërfytyron urbanistikën dhe mjedisin në një vend ku ka kërkesë të lartë për banim, nuk ka shpjegim tjetër veçse se shteti është i kapur nga krimi i organizuar.
