I gjenden 2.1 kg kanabis në banesë, arrestohet 19 vjeçari në Fier

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë Fier.

Sipas njoftimit të bluve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 19 vjeç, banues në Fier dhe gjatë kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".