Bumçi: Të dhënat për Berishën janë marrë nga qeveria shqiptare dhe mediat
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se një zëdhënës i DASH tha se të dhënat për Berishën janë marrë nga qeveria shqiptare dhe nga mediat shqiptare.
Ai shtoi se nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë baza nga janë marrë është e pavërtetë, pasi ka lobues të cilët i shërbejnë devijimin e vëmendjes nga zgjedhjet.
Bumçi: Edi Rama ka çdo pushtet në vendin tonë. Nuk ka asnjë ekuilibër që kontrollon pushtetet. Atëherë Berisha non grata nuk i shërben demokracisë shqiptare. Kjo gjë çon mesazhin rëndë të gabuar dhe Janusz Bugajski shton se kjo mund të lexohet si një mesazh anti-shqiptar.
Berisha nuk është i dënuar dhe nuk ka çështje të hapura, atëherë pse zbatohet një gjë e tillë vetëm për Berishën. Ai është ndër njëkohësisht më të mirë të SHBA-ve dhe çështjeve në Ballkan. Koha nuk është e përligjur dhe vjen pas zgjedhjeve. Këtu futet lobuesit.
Një zëdhënës i DASH tha se të dhënat janë marrë nga qeveria shqiptare, nga mediat shqiptare. Nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë baza nga janë marrë është e pavërtetë. Kemi lobues të cilët i shërbejnë devijimin e vëmendjes nga zgjedhjet.



