Daci: Basha do të dalë kryetar nga zgjedhjet në parti, PD-ja ka mundësi historike

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se në zgjedhjet në PD ka më shumë mundësi Basha që të dalë sërish kryetar.

Sipas tij, ky është një moment historik ku PD ka mundësi që të rikthejë ekuilibrin dhe të kthehet te roli i vet.

Daci: Unë mendoj se në këto zgjedhje janë shanset më shumë për Bashës. Nëse mendojmë se zgjedhjet ishin të drejta, Bashës t'i themi të shkojë në shtëpi, por nëse janë vjedhur atëherë ndryshon puna. Ne nuk e dimë se sa ka ndikuar vota e vjedhur, por ama nëse është fituar dora në kuti nuk vlen më ajo kuti.

Ne po flasim për një palë zgjedhje që ishin të helmuara qysh në origjinë. Unë e shoh si një moment historik ku PD ka mundësi që të rikthejë ekuilibrin dhe të kthehet te roli i vet, sepse ka bërë shumë ndryshimi rrënjësore në vend.