Goci: Kemi krizë sovraniteti sepse kushdo futet dhe influencon në vend, e bëjnë bordello

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Ervin Goci u shpreh se reforma në drejtësi u bë në shkelje të sovranitetit të vendit tonë.

Ai shtoi se Duket sikur vendi ka nevojë për një qeverisje sovraniste që mbron interesat tona, por sipas tij ka një mungesë totale të kësaj gjëje.

Goci: Për mua kjo është një çështje në raport me reformën ën drejtësi, që ishte edhe një formë për shkeljen e sovranitetit. Edhe pse u votua, ajo u shkel rrugës dhe tani vazhdohet të flitet përmes kësaj reforme. Të gjithë flasin në emër të kësaj reforme.

Ne kemi krizë sovraniteti sepse kushdo futet dhe ka influencë në vend, e bëjnë bordello. Unë nuk jam që qëndrimi i çdo shteti të ketë absolutizëm brenda vendit tonë, edhe Amerika qoftë kjo. Duket sikur kemi nevojë për një qeverisje sovraniste që mbron interesat tona, por kemi një mungesë totale të kësaj gjëje.