Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar po merr frymë, nis kurba e rritjes
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me 1.5% në tre muajt e parë të vitit 2021, por u rrit me shpejtësi në mars ndërsa kufizimet e bllokimit filluan të lehtësoheshin.
Rihapja e shkollave dhe shpenzimet me pakicë ndihmuan ekonominë të rritet 2.1% në mars, rritja më e shpejtë mujore që nga gushti i kaluar.
Por ekonomia është ende 8.7% më e vogël se sa para fillimit të pandemisë.
Megjithatë, marsi shënoi një pikë kthese të mundshme, shprehen ekonomistët.

Tej Parikh, krye ekonomist, parashikoi që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar tani ishte në rrugën e duhur për një kthim.
Në fillim të këtij muaji, Banka e Anglisë tha se priste që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar të gëzonte rritjen e saj më të shpejtë në më shumë se 70 vjet.
Por ekonomisti Samuel Tombs theksoi se rritja ekonomike e Mbretërisë së Bashkuar ishte akoma më e ngadalta nga vendet e pasura në Grupin e Shtatë, për tremujorin e katërt me radhë.
Z. Tombs tha gjithashtu, se pritej që kursi të rritet me 5% midis prillit dhe qershorit.
Deficiti i përgjithshëm tregtar, duke përjashtuar metalet e çmuar, u ngushtua me 8.4 miliardë në 1.4 miliardë paund.

