Burri vjedh ekskavatorin dhe godet policët me kovë

Një burrë është arrestuar nga policia pasi  kishte vjedhur një ekskavator nga një kantier ndërtimi. Sipas News Channnel, ai u përpoq të godiste oficerët e policisë me kovën e ekskavatorit,  në mënyrë që të shpëtonte nga prangat.

Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-së.

Policia thotë se bëhet fjalë për 33 vjeçarin Hugo Berrera, i cili ishte duke vozitur ekskavatorin  drejt perëndimit të Kalifornisë.

33 vjeçari  refuzoi të linte automjetin dhe u përpoq t'u shmangej oficerëve duke i sulmuar me  kovën e eskavatorit. Pas përpjekjesh nga ana e policisë burri u arrestua.