Vazhdon beteja për shuarjen e flakëve në Korinth të Greqisë

Korinthi, zona në perëndim të Athinës është përfshirë nga flakët e zjarrit prej mbrëmjes së të mërkurës. Mediet greke raportojnë se zjarri nuk është fikur ende për shkak të erërave të forta në drejtim veriperëndimor dhe vatrave të shumta zjarri që janë krijuar në zonën pyjore të Korinthit.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, krahasuar me mbrëmjen e kaluar, situata është disi e përmirësuar por nuk është vënë ende nën kontroll.

Forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren gjatë gjithë natës, përfshirë 12 avionë dhe 3 helikopterë, duke ndihmuar nga ajri për  shuarjen e zjarrit.

Për arsye sigurie janë evakuuar më shumë se 6 vendbanime përreth zonës dhe deri më tani janë djegur rreth 40.000 hektarë pyje.

Vazhdon beteja për shuarjen e flakëve në Korinth të

Sipas autoriteteve zyrtare, shkak ka qenë djegia e mbetjeve materiale në një ullishte, e cila ka sjellë përhapjen e flakëve prej erërave të forta.

Deri më tani janë shkrumbuar disa ndërtesa e banesa pushimesh, në të cilat nuk banonin njerëz.

Nuk ka raportime për persona të lënduar.