Policia izraelite sulmon besimtarët palestinezë në xhaminë Al-Aqsa pas marrëveshjes së armëpushimit

Një marrëveshje armëpushimi e arritur midis Izraelit dhe grupeve të armatosura Palestineze në Rripin e Gazës u arrit ditën e sotme, por sërish ka pasur tensione në Jeruzalemin Lindor.

Policia izraelite ka sulmuar Xhaminë Al-Aqsa dhe qëlloi me gaz lotësjellës duke  plagosur dhjetëra besimtarë.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti hyri në fuqi në orët e para të së premtes, 21 maj  pas 11 ditësh bombardimesh të pamëshirshme izraelite në enklavën e rrethuar dhe mijëra raketa.

Mijëra palestinezë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor dolën në rrugë për të festuar armëpushimin duke tundur flamuj dhe duke bërë shenjën "V" për fitoren.

Bombardimi i Izraelit ndaj Gazës vrau të paktën 243 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe solli shkatërrim të gjerë në territor. Nga pala izraelite, 12 persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë, shkruan aljazeera.