Konflikti Izraelo-Palestinez: Mbërrijnë ndihmat e para në Gaza, ndërkohë armëpushimi vazhdon
Ndihmat e para humanitare kanë mbërritur në Gaza, disa orë pasi hyri në fuqi armëpushimi midis Izraelit dhe militantëve palestinezë, raporton BBC.
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpi me zyrtarë që thanë se rindërtimi nga pasojat e bombardimeve mund të zgjasë me vite.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për krijimin e mjediseve për trajtimin e personave të plagosur.
Në Izraelin jugor, banorët festuan armëpushimin por shumë prej tyre shprehën shqetësimin se një konflikt tjetër mund të ndodhë përsëri dhe se është vetëm çështje kohe.
Kamionë nga agjenci të ndryshme ndihme, duke përfshirë ato të Kombeve të Bashkuara, sollën ilaçe, ushqim dhe karburant në Gaza, pasi Izraeli rihapi kalimin Kerem Shalom.
Më shumë se 100,000 njerëz u desh të largohen nga shtëpitë e tyre nga territori, i cili kontrollohej nga grupi militant Hamas, dhe rreth 800,000 njerëz nuk kishin akses në ujin të pijshëm, tha agjencia e fëmijëve UNICEF.

Zyrtarët palestinezë thonë se dhjetëra miliona dollarë do të nevojiten për të rindërtuar enklavën tashmë të varfër që po vuan gjithashtu edhe nga pandemia e Covid-19.
Për vite, Gaza u është nënshtruar kufizimeve izraelite dhe egjiptiane për kalimin e njerëzve dhe mallrave, me të dy vendet duke u shqetësuar në lidhje me armët që arrijnë në Hamas.
Agjencia për refugjatët palestinezë (Unwra) tha se prioritet i saj është të identifikojë dhe të ndihmojë dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur dhe se po kërkon urgjentisht 38 milionë dollarë për ndihmë.
Të enjten, ministria e strehimit e Gazës tha se 1,800 njësi banimi ishin të papërshtatshme për të jetuar dhe 1000 ishin shkatërruar.
"Dëmi i shkaktuar në më pak se dy javë do të duhen vite, në mos dekada, për të rindërtuar," tha Fabrizio Carboni, drejtori i Lindjes së Mesme për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).
Samira Abdallah Nasser, tha se shtëpia e saj dykatëshe afër Beit Hanoun u godit nga një shpërthim gjatë luftimeve, duke e kthyer atë në gërmadha.
"Ne jemi përsëri në shtëpitë tona dhe nuk kemi vend për t'u ulur, nuk kemi ujë, nuk kemi energji elektrike, nuk kemi shtretër, nuk kemi asgjë," i tha ajo Agjencia e lajmeve Reuters. "Ne jemi përsëri në shtëpitë tona të shkatërruara plotësisht."
Një tjetër banor, Azhar Nsair, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press: "Ne shohim një shkatërrim të madh këtu, është hera e parë në histori që e shohim këtë."

Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza filluan në 10 maj pas disa javësh tensioni në rritje Izraelo-Palestinez që arriti kulmin në përleshjet në al-Aqsa, një vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, në Jeruzalemin Lindor të okupuar.
Hamas filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.
Të paktën 248 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, u vranë në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë. Izraeli ka thënë se janë vrarë të paktën 225 militantë gjatë luftimeve. Hamas nuk ka dhënë shifra të viktimave për luftëtarët.
Në Izrael 13 persona, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar izraelit, u vranë, thotë shërbimi i tij mjekësor.

