"Të gjithë bashkë kundër Covid", mbahet në Romë samiti i shëndetit

Të gjithë bashkë kundër Covid është tema që ka bashkuar sot në Romë Samitin Global të Shëndetit i cili u arrit pas një pune komplekse diplomatike nën presidencën italiane të vendeve të G20.

Samiti do të zhvillohet në mënyrë virtuale me pjesëmarrjen e 20 vendeve, 12 organizatave ndërkombëtare, e me aktorët kryesorë botërorë të mbrojtjes së shëndetit publik.

Samiti do të zhvillohet në vilën shtetërore romane, Vila Pamphilj nën drejtimin e Kryeministrit italian Mario Draghi e të Kryekomesioneres europiane Ursula Von der Leyen,

Ndër relatorët e këtij samitit do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus, komsionerët europianë Stella Kyriakides (Health and Food Safety Commissioner), Paolo Gentiloni (Economy Commissioner), Janez Lenarčič (Crisis Management Commissioner), Jutta Urpilainen (International Partnerships Commissioner), miliarìdari amerikan Bill Gates (co-chair of the Bill & Melinda Gates Foundation), Patrick Vallance (UK Government Chief Scientific Adviser and Chair of the Pandemic Preparedness Partnership), Ministri i Lartë i Singaporit Tharman Shanmugaratnam, Professor Laërence Summers (co-chairs of the G20 High Level Independent Panel on Financing the Global Commons for Pandemic Preparedness and Response), ish kryeministri italian Profesor Mario Monti (chair of the Pan-European Commission on Health and Sustainable Development), themeluesi i lëvizjes qytetare Citizen, Hugh Evans (Co-founder and CEO of Global Citizen) Presidenti i Afrikës së Jugut Matamela Cyril Ramaphosa e shumë të tjerë.

Samiti i Romës pritet të dalë me një deklaratë të përbashkët, i cili do të përcaktojë qasjen e përbashkët që vendet do të kenë në luftën ndaj Covid.

Objektivi i këtij Samiti është si të evitohen në të ardhmen kriza të tilla shëndetësore me efekte dramatike për njerëzimin, për ekonominë e shoqërinë.

Deklarata e Romës do të bazohet mbi pilastrët e solidaritetit, barazisë, qeverisjes së mirë, multiralizmi, vendosja e njeriut në qëndër të çdo politike, me qëllim që të gjitha sakrificat e bëra deri më sot të mos shkojnë dëm.

Në vëmendje të samitit pritet të jenë dhe cështja e patentave të vaksinave dhe propozimit amerikan për liberalizimin e tyre, por që po ndesh në qëndresën e disa vendeve europianë mes të cialve Gjermania.

"Vetëm  një sinergji efikase mes shkencës e energjisë mund të garantoj që të keqen e pandemisë e kemi lënë pas shpine", është komenti i bërë nga qeverai italiane në prezantimin e këtij eventi me rëndësi botërore në Romë.

Në Samit do të diskutohen dhe lëvrimi i finacimeve për programin Covax, që përmban vaksinimin antiCovid për vendet e varfëra, program ky që shfaq vonesa si në aktivizimin e tij ashtu dhe në nivelin e fondeve të garantuara deri më sot.

"Ky samit do të jetë një refleksion kolektiv mbi atë c'ka pandemia na mësoj", deklaron qeveria italiane.