Kinë, tërmet i fortë, 3 viktima dhe 27 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2021, 07:33
Tërmeti me madhësi 6.4 të shkallës Rihter tronditi qytetin e Kinës jugperëndimore Whan të premten, duke vrarë të paktën 3 persona dhe duke plagosur 27 të tjerë, raporton televizioni shtetëror i Kinës.
Tërmeti ishte 8 km i thellë dhe u pasua nga lëkundje metasizmike, njoftoi CCTC.

Sipas autoriteteve zyrtare, janë shembur rrugë dhe rrëshqitjet e tokës kanë dëmtuar disa nga linjat e transportit. Energjia elektrike, linja telefonike dhe interneti funksionojnë.
Autoritete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
