Kishte dhimbje barku, drejtuesi i trenit le "timonin" për të shkuar në tualet

Drejtuesi i një treni i la timonin një personi të pakualifikuar, për të shkuar në tualet.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Japoni.

Sipas AFP, veprimi i gabuar i makinistit u kuptua nga drejtuesit e ndërmarrjes, pasi treni mbërriti 1 minutë me vonesë në stacion.

Makinisti rrëfeu se e la timonin, sepse kishte dhimbje të forta barku dhe ia dorëzoi ndihmësit, i cili nuk ishte i kualifikuar në drejtimin e trenit.

Në një konferencë shtypi të enjten, drejtuesit e ndërmarrjes kërkuan falje për incidentin dhe thanë se do të merren masat e duhura për sa i përket dënimit për makinistin e pakujdesshëm.

Ai shpjegoi se "nuk donte të shkaktonte vonesë duke ndalur trenin. Nuk e tregova ndodhinë  sepse kisha turp", shtoi ai.