I vrasin vëllanë në film, reagon aktori: E mbaja në duar të gjakosur

Maxim Aladini, ka qenë i ftuar së bashku me grupin e aktorëve të filmit‘Gjurmë Pa Shenjë’ në emisionin Glamour Zone, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka treguar edhe momentin më emocionues të xhirimeve.

Ai thotë se vëllai i tij ka të njëjtin rol edhe në film, por ne e vrasin në një fragment. Maximi shton:'Atë moment nuk do ta harroj kurrë. Unë në film nuk kam kërkuar vetëm aktrim, por edhe përjetim. Dhe ai është gjaku im, nuk kam gjë më të afërt. Dhe e kam përjetuar shumë atë moment.’