BE dhe Pfizer firmosin marrëveshjen për 1.8 miliardë vaksina të tjera
Të enjten, Bashkimi Europian dhe Pfizer/BioNTech kanë firmosur një marrëveshje për të marrë edhe 1.8 miliardë doza të tjera deri më 2023.
Në një prej pikave të kontratës theksohet se vaksina duhet të jetë e prodhuar në Bashkimin Europian, përfshi edhe lënda e parë.
“Me nënshkrimin tonë, kontrata e re ka hyrë tashmë në fuqi, një lajm i mirë për luftën tonë afatgjatë për mbrojtjen e qytetarëve europianë kundër virusit dhe varianteve të tij”, tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.
Deri më sot BE ka marrë mbi 201 milionë doza – 150 milionë prej të cilave nga Pfizer.
Kjo është kontrata më e fundit që i shtohet 2.3 miliardë dozave të porositura nga Brukseli nga kompani farmaceutike të ndryshme. Enti rregullator i barnave në Europë ka miratuar përdorimin e Pfizer/BioNtech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson.
Por, shfaqja e varianteve të reja, të cilat mendohen se janë më ngjitëse dhe rezistente ndaj trajtimeve, kanë ngjallur shqetësimin se vaksinat mund të mos mbrojmë plotësisht prej tyre.
Agjencia Europiane e Barnave ka deklaruar se “është shumë e sigurt” që vaksinat Pfizer dhe Moderna janë efektive ndaj variantit indian.
Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, si dhe autoritete mjekësore nga një sërë vendesh të ndryshme, kanë sugjeruar së fundmi se mund të jetë e nevojshme edhe një dozë e tretë.
Komisioni gjithashtu tha se kontrata e re krijon “mundësinë që vendet anëtare të rishesin ose dhurojnë vaksina tek vendet në nevojë jashtë BE ose përmes COVAX”.
Our new ???????? contract 2021-2023 with @BioNTech_Group @Pfizer is now signed.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 20, 2021
It guarantees up to 1.8 billion doses for our fight against COVID and its variants.
Contracts with other companies may follow, to protect Europe and the world in the long term.https://t.co/qhjktV17o5 pic.twitter.com/3cI1isHLjl
