Luftë prej 11 ditësh, kabineti i sigurisë së Izraelit njofton armëpushim me Palestinën
Kabineti i Sigurimit në Izrael ka miratuar një armëpushim për t'i dhënë fund ofensivës ushtarake 11-ditore në Rripin e Gazës.
Sipas mediave të huaja, Kabineti i Sigurisë i Kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi një armëpushim të njëanshëm për të ndaluar luftën 11 ditore mes Izraelit dhe Gazës, thonë raportet.
Mediat raportojnë se vendimi erdhi pas presionit të SHBA, për të ndaluar konfliktin.
Ende nuk është e qartë se kur do të hyjë në fuqi armëpushimi.
Transmetuesi publik izraelit Kan tha se luftimet do të ndaleshin menjëherë, ndërsa kanalet e tjera televizive thanë se do të hynin në fuqi në 2 të mëngjesit me kohën lokale.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Hamasi.
Që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, zyrtarët shëndetësorë në Gaza thonë se 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, janë vrarë dhe më shumë se 1,900 janë plagosur në bombardimet ajrore. Izraeli thotë se të paktën 160 luftëtarë në Gaza janë vrarë.

