"I thashë lamtumirë familjes dhe u largova pa asgjë" emigrantët maroken drejt Spanjës me not
"Unë i thashë lamtumirë familjes time dhe u largova pa asgjë", tha Mohamed, një 30-vjeçar nga Maroku.
Duke folur për transmetuesin spanjoll RTVE, ai dha detaje se si ai ishte bashkuar me numrin rekord emigrantësh që kanë hyrë ilegalisht në enklavën e Spanjës të Afrikës së Veriut Ceuta që nga e hëna.
Ashtu si të tjerë ai tha se punësimi ishte arsyeja e tij kryesore për përpjekjen për të bërë kalimin e kufirit.
"Unë dua të punoj dhe të ndihmoj familjen time. Të gjithë miqtë e mi, ne duam të punojmë."
Mohamed i tha RTVE se ai kishte marrë një taksi me një kushëri dhe disa miq para se të notonin për 30 minuta për të arritur në territorin spanjoll.
Gjatë rrugës për në kufi ata u ndaluan nga autoritetet marokene, tha ai, por më pas janë lënë të vazhdojnë.
Spanja dërgoi trupa ushtarakë në kufi ndërsa 8,000 emigrantë hyjë në enklavë në ditët e fundit.
Ndërkohë, më shumë 8,000 emigrantë që kanë hyrë në Spanjë janë dërguar përsëri pas, thonë zyrtarët spanjollë.
Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, policia marokene tani ka blinduar zonën kufitare për të parandaluar ndonjë përpjekje më shumë kalimi.