Nga 24 maji hyrja në Itali bëhet vetëm me barcode, si të aplikoni për ta marrë

Prej datës 24 maj për të hyrë në territorin italian nga çdo vend i botës duhet të plotësohet një formular dixhital.

Prej kësaj date hyrja në Itali do të bëhet sipas kushteve të klasifikuara në lista A, B, C, D, E, ku bën pjesë Shqipëria e që përfshin të gjitha vendet jo anëtarë të BE e ekstra zonës Schengen.

Ky formular është i detyrueshëm për çdo vend dhe regjistrimi në këtë platformë do të mundësoj një kod përkatës (QRcode) që duhet të tregohet në çdo pikë kontrolli kufitar si dhe në momentin e nisjes me avion apo me anije.

QRcode mund të përdoret në formë dixhitale drejtpërdrejtë nga smartphone ose dhe mund të stampohet.

Regjistrimi dixhital i udhëtarëve duhet të bëhet dhe për pasagjerë minorenë e në këtë rast do të plotësohet nga personi i rritur që e shoqëron.

Ky model dixhital zëvendëson të gjithë formularët e mëparshëm në letër që janë përdorur deri para datës 24 maj 2021.

Vendet e Listës E Janë vendet jashtë territorit BE-së, jashtë zonës të Schengen e jo të përfshira në listat A.B C.D.

Hyrja në Itali nga këto vende apo për persona që gjatë 14 ditëve të fundit kanë tranzituar në këto vende bëhet vetëm për motive shëndetësore, studimi, urgjenca absolute apo kthim në shtëpi apo në banesën e dikujt. Udhëtimet për turizëm janë të ndaluara.

Me urdhëresën e datës 2 mars 2021 qeveria Draghi ka shtuar për këto vende dhe mundësinë e udhëtimit dhe për persona që kanë një marrëdhënie emotive të qëndrueshme edhe pse nuk bashkëjetojnë me qytetarë italianë, ose me banorë në Itali me dokumente qëndrimi afatgjatë.

Prej datës 24 maj këta persona që plotësojnë këto kushte mund të udhëtojnë në Itali të pajisur  me kodin e formularit dixhital si dhe me rezultatin negativ të një tamponi të kryer brenda 72 orë para nisjes.

Me mbërritjen në Itali duhet t'i nënshtrohen një vetizolimi 10 ditor e të informojnë autoritetet shëndetësore të zonës ku do të qëndrojnë