Hanxhari: Berisha s'ka pse e marr me vete PD-në, Hajdari: SPAK të bëjë hetime të pavarura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2021, 22:28
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, pedagogu i UT Romeo Hanxhari u shpreh se nuk ka asnjë arsye që Berisha ta marrë me vete PD-në.
Ndërsa, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari theksoi se që nga Edi Rama dhe nga politikanët e PS dhe PD të mos e politizojnë këtë çështje.
Hanxhari: PD mund të reformohet, nuk e shoh të varur nga kjo ngjarje. PD ka marrë përgjegjësitë për çfarë ka bërë deri më tani. Nuk ka asnjë arsye që Berisha ta marrë me vete PD-në.
Hajdari: Që nga Edi Rama dhe nga politikanët e PS dhe PD të mos e politizojnë këtë çështje. Të gjithë aktorët politikë t'i bëjnë thirrje SPAK për hetime të pavarura dhe të ndershme me ndërkombëtaret. PD nuk ka nevojë për zgjedhje, por për Kuvend të madh.

