Meçe: Shpallja non-grata e Berishës mbyll një etape 30-vjeçare, PD është parti destruktive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2021, 21:36
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se me shpalljen non-grata mbyllet një etape 30-vjeçare që ka një identitet që quhet Sali Berisha.
Sipas tij, deklarata e sotme e Lulzim Bashës është kopje e Sali Berishës, pasi ata janë një dhe shtoi se PD është parti destruktive.
Meçe: Mbyllja e një etape 30-vjeçare që ka një identitet që quhet Sali Berisha. Kjo etapë mbyllet me atë person qe e ka dominuar politikën. DASH referon korrupsionin, por në fund e mbyll citimin me shprehjen se ka minuar rëndë demokracinë shqiptare.
DASH nuk jep fakte pasi nuk referon fakte në mënyrë publike. Deklarata e sotme e Lulzim Bashës është kopje e Sali Berishës, pasi ata janë një. PD është parti destruktive.



