Skandali/ U zhvarrosën e u çuan në Greqi si ushtarë grek, 108 shqiptarët rivarrosen në Përmet pas 15 vitesh
Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare pas 15 vitesh që ishin zhvarrosur dhe çuar në Greqi pasi dyshoheshin si trupa të ushtarëve grekë përmes një ceremonie të fshehtë, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet ku edhe janë rivarrosur.
Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka rezultuar se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë. Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal pasi, trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe për një shpërblim prej 100 eurosh.
6 persona u morën në pyetje nga prokuroria asokohe ndërsa prifti nuk pranoi te deklarohej .Sot, në fshatin Kosinë kanë qenë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas burimeve zyrtare, trupat quhen ende të paidentifikuar. 108 kutitë metalike nuk kanë asnjë përshkim vecc skeleteve tashmë duhet bërë ADN nga vetë banorët për identifikimin e tyre. Sot edhe banorët ne ceremoni ishin të pakët pasi nuk kishin informacion mbi rivarrosjen e trupave. E gjithë kjo u krye në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Shqipëri – Greqi për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë.
