Godole: Zgjedhjet e 25 prillit na kthyen pas, qeveria nuk mbajti kosto për qeverisjen e vet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2021, 22:16
E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, pedagogia Jonila Godole u shpreh se zgjedhjet si një proces që na kthyer pas dhe se qeveria nuk mbajti kosto për pushtin e saj.
Godole: Zgjedhjet janë njohur nga një pjesë e mirë e ndërkombëtarëve dhe e kanë quajtur të mbyllur këtë proces. Për mua nuk është mbyllur këtë proces dhe në parim duhet pritur, bashkë edhe me raportin e OSBE-së. Për mua nuk mbyllet një gjë e tillë, sepse kështu funksionin politika jonë.
Unë si qytetare do i vlerësoj zgjedhjet si një proces që na kthyer pas. Për mua ishte e pakuptueshme, se si qeveri pavarësisht qeverisjes në këto 4 vitet e fundit sidomos, nuk mori kosto për këtë periudhë qeverisjeje. Për mua opozita pati një fushatë më të qetë.

