Pentagoni: UFOT-t fenomene ajrore reale
Për shumë vite, qeveritë amerikane kanë injoruar raportet për objektet misterioze fluturuese që fluturonin në hapësirën e ndaluar ajrore ushtarake.
Sidoqoftë, kohët e fundit, qeveria ka filluar të njohë UFO-t , të cilat Pentagoni i SHBA i quan si "fenomene ajrore të papërcaktuara" dhe i cilëson si reale.
Edhe pse është ende herët, spekulohet se këto objekte fluturuese vijnë me të vërtetë nga një planet tjetër. Ushtria amerikane kohët e fundit konfirmoi vërtetësinë e një serie videosh dhe fotografish që ilustronin pamje me objekte të paidentifikuara fluturuese, duke ngritur pyetje se çfarë saktësisht di Pentagoni për këto ose incidente të ngjashme, shkruan CNN Greece.
Në qershor, zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe agjencitë pritet të paraqesin raporte mbi UFO-t në Kongres, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes pritet të shqyrtojë se si Pentagoni e ka trajtuar çështjen e ndjeshme deri më tani.
Ekspertët e kanë mirëpritur lëvizjen e fundit të qeverisë amerikane për të ndarë informacione në lidhje me vëzhgimet e fundit të UFO-ve.

Shumë mbeten skeptikë ndaj raportit të ardhshëm nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Shërbimeve të tjera.


