Civici: Ekonomia u godit nga tërmeti dhe pandemia, duhet të ishin marrë masa nga qeveria

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, ka komentuar situatën ekonomike në vend.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se tërmeti dhe pandemia, ishin dy goditjet më të mëdha.

Më tej thotë se mund të ishin marrë masa më të shumta nga ana e qeverisë, në mënyrë që rënia e ekonomisë të mos ndjehej shumë.

"Problemi është me varfërinë dhe me papunësinë në Shqipëri, që u ndikua nga tërmeti, dhe pandemia. Kur goditet ekonomia, goditën dhe të ardhurat dhe niveli i varfërisë shtohet. Mendoj që tashmë që ne kemi filluar një dalje graduale nga kjo situatë. Duhet bërë një bilanc se çfarë ndodhi gjatë këtyre muajve që renditemi në nivel varfërie qoftë në rajon apo më gjerë. Mendoj se faktorët ishin dy. Efektin kryesor e dhanë këto dy goditje.

Goditja ishte shumë e rëndë, por edhe masat për ta minimizuar mund të kishte qenë më e madhe dhe më e gjerë që të ndjehej më pak. Ne kemi dhe një problem të mënyrës strukturore me punësimin dhe varfërinë, që nuk e kemi vetëm si pasojë e këtyre goditjeve por e kemi të lidhur edhe strukturën tonë ekonomike. Ishte e pritshme kjo goditje. Ne kemi një masë shumë të madhe, rreth 40% të popullsisë që është në nivelin e varfër."

Sipas tij edhe pse ekonomia nuk ka gjendjen e duhur strukturore, ekonomia po e rimerr veten.

“Ekonomia shqiptare po e merr ritmin e saj, de goditja nuk ishte në ato në nivele maksimale siç u parashikua. Ekonomia edhe me gjendjen strukturore që ka arriti ta përballonte goditjen. Fakti që në 4 mujor që vjen kryesisht nga TVSH dhe tatim fitimi, por edhe eksportet dhe importet, kamë arritur në disa konkluzione që ekonomia ka rimarrë vetëm. “