Manjani: Ata që u gënjyen për një muaj rrogë në administratë, plaçin në vend, mirë tu bëhet

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se ata që kanë shitur votën për një muaj punë në administratë janë gënjyer për një rrogë.

Manjani: Ata që janë punësuar përkohësisht për zgjedhje, më vjen mirë që nuk u financohen kontrata e tyre. Shiten e blihen si delet, i plaçin sytë, se gënjehen për një rrogë, kaq e trashë është rrena.

Tani të paguajnë për 5 vite të tjera. Demokracia nga populli vjen. Nëse njerëzit pranojnë liderin e fortë dhe lacin me para, tani s'kemi çfarë t'i themi kësaj gjëje.