Manjani tregon 2 gabimet e mëdha që bëri opozita dhe që i kushtoi humbjen në 25 prill

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi ato që i quan si dy gabimet që bëri opozita në këto zgjedhje që i kushtuan edhe humbjen.  

Manjani: Opozita ka pasur disa defekte shumë të renda. E para ishte mungesa e organizimit në terren. Nuk mund të vihen kandidatë 1 muaj para zgjedhjeve. Ku i kanë strukturat? Këto janë gafa të rënda.

Pjesa tjetër është mungesa e një liste të përbashkët me LSI-në dhe gabimi ka qenë i kësaj të fundit. Ky ishte një vendim që bëri që LSI-ja të humbi roli ne vet historik të balancuesit të pushteteve në vend. Për mua këto janë gabimet shumë të rënda të opozitës.